Në lot për ushtarët e vrarë në Rusi, por Kim Jong Un nuk i ndahet Putinit (VIDEO)

Në lot për ushtarët e vrarë në Rusi, por Kim Jong Un nuk i ndahet Putinit (VIDEO)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, deklaroi se “vëllazëria ushtarake” mes vendit të tij dhe Rusisë do të vazhdojë të përparojë “pa ndalim”. Lajmi u raportua të premten nga televizioni shtetëror korean KRT. Kim mbajti këtë fjalim gjatë ceremonisë së vendosjes së gurit të parë për ngritjen e një memoriali kushtuar ushtarëve koreano-veriorë që luftuan krah për krah me trupat ruse në rajonin e Kurskut, në Rusi, gjatë luftës që Moska po zhvillon kundër Ukrainës. Ceremonia u zhvillua të enjten, sipas agjencisë shtetërore koreane KCNA. Ky aktivitet është shembulli më i fundit i nderimeve publike për ushtarët e Koresë së Veriut që po marrin pjesë në luftimet në territorin rus kundër forcave ukrainase. Në muajt e fundit, Kim Jong Un dhe presidenti rus...