Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Flemë një orë më shumë, por ndihemi më të lodhur! Ndryshimi i orës ndikon në trup, ja si t’i minimizoni pasojat
Ndryshimi i ritmit prej vetëm 60 minutash mund të prishë orën tonë biologjike dhe pasojat janë më të dukshme gjatë ditëve dhe madje javëve të para. Pse ndihemi më të lodhur dhe të përgjumur? Trupi ynë funksionon sipas një ritmi të brendshëm, të njohur si ritmi cirkadian, i cili rregullon gjumin, sekretimin e hormoneve, oreksin dhe nivelet e energjisë. Kur ora lëviz, trupi duhet të përshtatet me ritmin e ri të ditës dhe natës. Në muajt e vjeshtës dhe të dimrit, ditët më të shkurtra krijojnë një problem shtesë, mungesa e dritës natyrale çon në një sekretim të shtuar të melatoninës, hormonit të gjumit, gjë që na bën më të përgjumur dhe më të vështirë zgjimin në mëngjes. Si ndikon ndryshimi i motit në shëndet?...