Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Çimoni” u arrestua me gomonen me drogë në brigjet e Greqisë, kontrolle banesash në Sarandë
FOTO ILUSTRUESE SARANDË-Pas ekzaminimeve në spitalin e Filatit dhe shoqërimit më pas në policinë e Igumenicës të 50-vjeçarit nga Saranda, Edmond Musa i njohur si “Çimoni”, Policia greke ka ushtruar kontroll në mjetin lundrues gjysmë të fundosur. Në gomone u gjetën rreth 80 kg marijuanë. Dyshohet se pas sinjalit 'SOS' të lëshuar nga vetë Musa, një sasi tjetër e drogës të jetë hedhur në det. Deti i trazuar ka detyruar 50-vjeçarin nga Saranda të lëshojë sinjalin “SOS” dhe në ndihmë të tij janë nisur mjetet lundruese të policisë kufitare të Korfuzit dhe Igumenicës, duke e gjetur atë në zonën ishullore “Prasoudi”. Për ngjarjen ka pasur bashkëpunim edhe Policinë kufitare të Sarandës, efektivët e së cilës në bashkëpunim me oficerët e sektorit të anti-drogës kanë ushtruar kontrolle...