Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
E vërteta e çështjes së gjinisë së sportistes së Dinamos, klubet që dyshuan dhe ankesa në Ambasadë për diskriminim
Volejbollistja braziliane e ekipit të Dinamos, Nayara Ferreira është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet sportive, pas disa ankesave të paraqitura në Federatën Shqiptare të Volejbollit (FSHV) në lidhje me gjininë e saj. Një ngjarje e paprecedentë që ka befasuar të gjithë ambientin sportiv për nga natyra e ngjarjes. Top Channel ka mundur të sigurojë se si ka rrjedhur ngjarja. 3 klubet e kampionatit Vllaznia, Pogradeci madje edhe Partizani, ky i fundit e ka ngritur edhe ne asamble madje kanë qenë ato që janë ankuar dhe prej të cilave ka filluar proçedurat e kontrollit. Nisur nga ankesat që sipas burimeve brenda Federatës Shqiptare të Volejbollit, për Top Channel, konfirmohet se ka patur indicje vizuale për vajzën e Dinamos nga këto klube, si fiziku, forca dhe rezistenca të cilat i...