Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rreth 80 kg drogë u zbulua në gomonen e fundosur, kontrolle në disa banesa në Sarandë
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e raportuar një ditë më parë, ku një 50-vjeçar nga Saranda lëshoi alarmin “SOS” pasi gomonia e tij gati u fundos e tëra në brigjet greke. Pasi u shpëtua dhe kreu kontrollet mjekësore, ai u vu në pranga, për shkak se autoritetet Portuale të Igumenicës dhe Korfuzit, zbuluan në mjetin lundrues një sasi prej rreth 80 kg marijuanë. Për zbardhjen e ngjarjes është angazhuar edhe policia e Kufitare e Sarandës. Sipas raportimeve, efektivët në bashkëpunim me oficerët e sektorit të anti-drogës kanë kryer kontrolle në banesën e 50-vjeçarit në Sarandë dhe familjarëve të tij. Ndërkohë edhe Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimet për të zbuluar se nga ku ishte nisur ngarkesa e madhe e drogës dhe se...