Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, zbulohen emrat e kandidatëve për kryetarë në 5 bashkitë e vendit
Ndërsa afrohet 9 nëntori, kur qytetarët në pesë bashki të vendit do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale, partitë kanë bërë publike emrat e kandidatëve që do të garojnë për postin e kryetarit. PS ka zyrtarizuar kandidatët e saj në të gjitha bashkitë, ndërsa PD ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur në disa prej tyre. Në Vlorë, PS ka propozuar Brunilda Mersinin, e cila më herët ka mbajtur mandatin e deputetes, ndërsa opozita ka shpallur mbështetjen për kandidatin e pavarur Dionis Sota. Në Berat, socialistët hyjnë në garë me Ervin Cecën, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Pavlo Shkarpa. Në Cërrik, Partia Socialiste ka zgjedhur Florenc Dokën si kandidat, ndërsa opozita ka vendosur të përkrahë të pavarurin Amarildo Hoxha....