Viktimat e dhunës online, ende pa mbrojtje konkrete ligjore në Kosovë

Viktimat e dhunës online, ende pa mbrojtje konkrete ligjore në Kosovë

Për muaj të tërë, në Kosovë flitej shpesh për grupin AlbKings, një kanal në Telegram ku shpërndaheshin video e fotografi intime të vajzave, bashkëngjitur me numrat e kontaktit të tyre. Nga prilli deri në tetor të vitit 2024, ish-administratori i këtij kanali, E.A., ishte i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “vjedhje e identitetit dhe kredencialeve”. Për vjedhje të identitetit, Kodi Penal i Kosovës parasheh dënim deri në 2 vjet burgim, apo edhe deri në 5 vjet burgim kur ajo ndërlidhet me vepra terroriste. Pse ishte kjo vepra për të cilën ai akuzohej? Sepse në Kodin Penal të Kosovës nuk parashihet vepra konkrete që ai kishte kryer dhe prokurorët u detyruan ta përshtatin atë me termat ekzistues. Arrita Rezniqi, nga Instituti i Kosovës për...