Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
(VIDEO) Kërcet grushti në pushimin e ndeshjes/ Rikthehet dhuna në Superiore, ja çfarë ndodhi tek Elbasani-Bylis
Elbasani fitoi dje me rezultatin 2-1 përballë Bylisit. Sfida e javës së tetë të Superiores kishte mjaft tension në fushë, që u shoqërua edhe në tribuna. Pushimi i ndeshjes pas 45 minutave lojë, solli akte dhune në tribunën “VIP”. Pamjet tregojnë përplasjen brenda sektorit, ndërsa lojtarët ndaluan nxemjen dhe po shikonin. Ofendimet në kor nuk munguan gjatë ndeshjes delikate për të dyja skuadrat. Pjesa e parë ndërkohë ishte mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të Elbasanit. I gjithë takimi u fitua nga verdheblutë, teksa Bylisi mbetet në zonën e ftohtë.