Zgjedhjet në 5 bashki/ Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

Zgjedhjet në 5 bashki/ Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki. Dje mbaronte dhe koha e vënë në dispozicion nga KQZ për kandidatët në këtë garë.  Kanë depozituar dokumetacion kandidimi:  1.Bashkia Vlorë, propozuar nga zgjedhësit z. Dionis Sota;2.Bashkia Vlorë, propozuar nga Partia Socialiste zj. Brunilda Mersini;3.Bashkia Berat, propozuar nga zgjedhësit Pavlo Shkarpa;4.Bashkia Berat propozuar nga Partia Socialiste z. Ervin Ceca;5.Bashkia Cërrik, propozuar nga Partia Socialiste z. Florenc Doka;6.Bashkia Cërrik, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” z. Eligert Hima;7.Bashkia Cërrik, propozuar nga zgjedhësit Amarildo Hoxha;8.Bashkia Mat, propozuar nga Partia Socialiste z. Altin Bojni;9.Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit z. Eduart Brahilika;10.Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit zj. Suzana Pasha;11.Bashkia Tepelenë, propozuar nga zgjedhësit, z. Gabriel Guma;12.Bashkia Tepelenë, propozuar nga Partia Socialiste z. Gramoz Sako;