Flamur Noka ‘xheloz’ për kolegët demokratë: “Jemi në opozitë, mos hajdeni në Kuvend me kostume 5 mijë euro e kollare 2 mijë euro”

Flamur Noka ‘xheloz’ për kolegët demokratë: “Jemi në opozitë, mos hajdeni në Kuvend me kostume 5 mijë euro e kollare 2 mijë euro”

Sipas burimeve brenda mbledhjes, Noka ka deklaruar se deputetët e opozitës duhet të mbajnë qëndrime të forta dhe të mos i nënshtrohen rregullave që, sipas tij, po tenton të imponojë mazhoranca. “Miq, ne jemi deputetë të opozitës dhe opozita ka disa të drejta që nuk i lëshojmë kurrë. Një rregull që vepron prej 35 vitesh në Parlament nuk mund të na diktojë Niko Peleshi e Taulant Balla ndryshe tani. Ne jemi në Kuvend për betejë, jo për nënshtrim,” – mësohet të ketë thënë Noka. Duke vijuar, Noka ka shtuar: “Kushdo që mendon se është në Kuvend për të ardhur me kostum 5000 euro apo kollare 2000 euro dhe për të bërë foto në foltore, asnjë lidhje nuk ka me nevojën që kanë qytetarët për përballje,...