A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona?

A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona?

A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona? Kur dikujt i derdhej kafeja në pjatën e filxhanit, gjyshet thoshin: është idhnak ai, për të cilin është destinuar kafeja. Idhnak thuhej për një njeri që bënte sherr për kurrgjë send (ose kot së koti). Nga Tonin Çobani Unë asnjëherë nuk e kam kuptuar ç’lidhje kishte kafeja në xhezve, në filxhan apo në pjatë të filxhanit me njeriun për të cilin përgatitej ajo kafe. Sigurisht, sipas meje, kur derdhej kafja, fajin e kishte kafexhiu. Edhe sot e kësaj dite (kur tashmë jam bërë edhe unë gjysh) kam të njëjtin mendim: kafexhiu se kafexhiu e ka fajin.M’u kujtua sot kafja e gjyshes, pasi nuk po bëja dot lidhjen e Covid-19-s me moshat e treta, të cilët nuk duhet...