Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Zanfina Ismaili në “BBVK”? – iconstyle.al
Pas një kohe të gjatë në heshtje, këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili duket se po rikthehet sërish në vëmendjen e publikut. Prej ditësh në rrjet po qarkullojnë thashetheme se ajo mund të jetë një nga banoret e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të nisë së shpejti. Sipas burimeve të “Kosovarja”, emri i Zanfina Ismailit po përmendet gjithnjë e më shumë në listën e personazheve të njohura që mund t’i bashkohen spektaklit. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë këngëtarja apo produksioni i emisionit. Zanfina, e cila për vite me radhë ka qenë një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, njihet për stilin e saj të veçantë, zërin karakteristik dhe karizmën që e ka...