“Ata vetëm vjedhin dhe ankohen”, Yamal i vë flakën “El Clasicos”, thumbon Real Madrid

“Ata vetëm vjedhin dhe ankohen”, Yamal i vë flakën “El Clasicos”, thumbon Real Madrid

“El Clasico” ka qenë dhe mbetet një nga super sfidat më të rëndësishme të futbollit botëror, një ndeshje që ndër vite e vite ka prodhuar spektakël, futboll të bukur, të fortë me shumë rivalitet. E tillë pritet të jetë edhe përballja e së dielës në Madrid, ku Reali pret Barcelonën. Një nga të vëzhguarit special të kësaj “El Clasico” është pa diskutim Lamine Yamal. Talenti spanjoll, mbase në mënyrë të pavetëdijshme, pa i peshuar fjalët e tij, i ka vënë “flakën” këtij takimi ende pa nisur mirë. I ftuar në një podcast në Spanjë, i pyet se çfarë mendon për Real Madrid, Yamal befasoi me deklaratën e tij: “Ata vetëm vjedhin dhe ankohen gjithnjë”, u shpreh Lamine Yamal duke u pyet më pas se sa...