PD: Projekti TID, klientelizëm që shkatërron pronën dhe trashëgiminë e Durrësit

PD: Projekti TID, klientelizëm që shkatërron pronën dhe trashëgiminë e Durrësit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Durrësit për të denoncuar projektin e njohur si “TID”, që synon rijetëzimin dhe rikualifikimin urban të disa zonave të qytetit. Në një deklaratë për mediat, Zhupa e përshkroi këtë projekt si një plan korruptiv dhe klientelist, i cili nuk ka si qëllim mbrojtjen e trashëgimisë historike të qytetit, por krijimin e hapësirave të reja për interesa të ngushta politike dhe ekonomike. Deputetja theksoi shembjen e një shtëpie historike të shekullit të 16-të, e cila është e kualifikuar nga projekti për tu prishur, ndërkohë që tabela informuese tregonte se muri ishte pjesë e trashëgimisë osmane dhe duhej të mbrohej nga shteti, jo të shkatërrohej. Ajo shtoi se vetëm disa metra më tej po...