Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘U shit te socialistët’, Ina Zhupa nuk ‘kursen’ish-demokraten Nikollo: Sot i paudhi bëhet maskara
Edhe pse tashmë e larguar nga Partia Demokratike dhe me një post në Bashkinë e Sarandës, Manjola Nikollo nuk ka lënë pa përgjigje asnjë prej qytetarëve ‘të shqetësuar’ për marrjen e këtij vendimi. Nikollo në një intervistë të dhënë ditën e djeshme, akuzoi drejtpërdrejt deputeten e PD-së, Ina Zhupën për manipulim të procesit të primareve dhe për ndikim në kryesinë e partë. Këto dhe të tjera, detyruan Nikollon të jepte dorëheqjen nga primaret, nga drejtimi i degës së PD-së në Sarandë dhe rrjedhimisht largimin nga Partia Demokratike. Zhupa vetë ende nuk ka bërë sqarime të drejtpërdrejta, por së fundmi në profilin e saj në rrjete sociale, ka publikuar statusin e Shpëtim Ahmetit, i cili drejton sot degën e Partisë Demokratike në Sarandë. Ky i fundit shkruan se ky...