Rama merr me vete ‘Diellën’ në Berlin: Jemi ‘kërthiza’ e BE-së! Batuta e kryeministrit: Ministrja IA është vajza ime

Rama merr me vete ‘Diellën’ në Berlin: Jemi ‘kërthiza’ e BE-së! Batuta e kryeministrit: Ministrja IA është vajza ime

Edi Rama BERLIN-Kryeministri Edi Rama ndodhet në forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, që po zhvillohet në Berlin. Rama në fjalën e tij u ndal tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ka pasur një vit të suksesshëm në këtë drejtim. Kreu i qeverisë përsëriti se agresioni rus ndaj Ukrainës ka zgjuar Evropën, duke bërë që BE të marrë më seriozisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas tij është kërthiza e Europës. Edi Rama: Kemi pasur një vit të mbarë po ta vendosim në kontekstin e Euopës, dhe se si po shkojnë gjërat. Gjatë muajve të fundit kemi çelur 5 nga 6 grupkapitujve dhe presim që në muajin e fundit të çelim edhe grupkapitullin e fundit, çka do të...