Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Grua, mos lejo askënd që të shkarkojë rrufetë e zemërimit mbi ty!
Nga Mimoza Çobo Kam shkruar qindra vargje poetike për gruan, shkrime eseistike për dhunën psikologjike dhe fizike që ushtrohet barbarisht ndaj saj, por duke parë se fenomene të tilla ende ekzistojnë, madje po trondisin themelet e familjes dhe po egërsojnë dallgëzimet e jetës, pena ime do të vazhdojë të shkruajë, për të mbrojtur me stoicizëm të drejtat themelore dhe liritë e cunguara të grave edhe për aq kohë sa vetë gruaja, familja dhe shoqëria të edukohen me normat e shoqërisë moderne, të ndërgjegjësohen duke pastruar gjakun dhe trurin nga atavizmat e së kaluarës.Ti, grua, je krijesë me zemër vigane, me shpirt të butë, zotëron fuqi hyjnore për të dhënë e për të marrë dashuri, prandaj Zoti të ka dhënë misionin më të rëndësishëm në tokë:...