Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ekspozita “Inclusiv”, Anila Zajmi: Pesëmbëdhjetë artistë modernë përfaqësojnë artin bashkëkohor shqiptar
Nga Julia Vrapi Pesëmbëdhjetë artistë, që përfaqësojnë artin bashkëkohor shqiptar me punët e tyre janë pjesë ekspozitës kolektive“Inclusiv” këtë tetori. Ekspozitë që prezanton punët e artistëve shqiptarë në Kroaci është gjithashtu dhe një ngjarje e rëndësishme në jetën artistike. Ekspozita u hap në galerinë Fontikus të qytetit të Grosnjanës, në Kroaci. Artistët shqiptarë që janë pjesë e saj janë prezantuar herë pas here me punimet e tyre në ekspozita të ndryshme, por pjesëmarrja në këtë ekspozitë është dhe një prej momenteve të veçanta në aktivitetin artistik. Piktore dhe kuratore Anila Zajmi- Katanolli shprehet se ndihet e vlerësuar, që është marrë me organizimin e “Inclusiv”, ndërsa është botuar edhe një katalog me punët e artistëve pjesëmarrës. “Projektit të bashkëpunimit të artistëve të të dy vendeve, Shqipëri...