Pasi arritën pazarin për Reformën Zgjedhore, PS e PD “hapin vend” në komision edhe për partitë e vogla…

Pasi arritën pazarin për Reformën Zgjedhore, PS e PD “hapin vend” në komision edhe për partitë e vogla…

Komisioni i ri i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, do të përfshijë të gjitha partitë e mbledhura në Kuvendin e Shqipërisë. Pas dakordësimit të mazhorancës dhe opozitës për të pasur barazi votash në komision, vend i është bërë dhe dy partive, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit. Sipas dokumentit të fundit zyrtar të siguruar nga gazeta “SOT” dhe të dakordësuar mes palëve, bëhet me dije se këto dy parti, të cilat përfaqësohen në Kuvend vetëm me nga 1 deputet për palë, mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit, kanë të drejtën e propozimeve, por pa të drejtë vote. Shqipëria Bëhet përfaqësohet nga Ana Dajko, ndërsa “Lëvizja Bashkë” nga Redi Muçi. Këta dy deputetë, kanë të drejtë për të marrë pjesë...