Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Gara për bashkinë e Tiranës, Gjekmarkaj: Binaj përfaqëson zërin e qytetarëve! Ka rrugë të gjatë nga pëlqimi te vota, por…
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe ka shprehur mbështetjen e tij për Florjan Binajn, kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme, i cili ka marrë përkrahjen e PD-së dhe disa forcave të tjera politike opozitare. Gjekmarkaj e vlerësoi Binajn si një profil qytetar të spikatur dhe të denjë për të përfaqësuar kryeqytetin, duke theksuar se kandidatura e tij vjen si reflektim i kërkesës së shoqërisë për një zë jashtë politikës tradicionale. “Shoqëria ka pasur një shqetësim të madh për të pasur zërin e saj përtej politikës. Binaj është një profil jashtëzakonisht cilësor – një arkitekt në profesion, një njeri që e lexon më së miri qytetin në dinamikën e tij dhe një artist që...