Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Një inspektor i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas një telefonate në sallën operative që raportonte sjellje të papërshtatshme nga ana e tij.  Sipas informacionit zyrtar nga AMP, mbrëmjen e kaluar një shtetas njoftoi se dy punonjës policie e kishin ndaluar në zonën e Ujit të Ftohtë, duke u prezantuar me sjellje jo etike. Pas verifikimit të situatës, inspektori H. I. u testua me matësin e alkoolit, ku rezultoi me një masë prej 0.82 mg/l, për të cilën u ndërmor arrestimi në flagrancë.  Njoftimi i AMP:  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor H. I., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshmë në Komisariatin e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e...