“Shumë anëtarë po largohen nga PD”, Sula: Zgjidhja, largimi i Berishës dhe njerëzve të tij në parti

“Shumë anëtarë po largohen nga PD”, Sula: Zgjidhja, largimi i Berishës dhe njerëzve të tij në parti

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, u shpreh se “hemorragjia” brenda Partisë Demokratike ka nisur në vitin 2019, kohë kjo që përkon me djegien e mandateve të deputetit nga opozita. Sipas tij, ajo strategji rezultoi një kauzë boshe e Sali Berishës që çoi në rrudhjen e strukturave të partisë.  Ai theksoi se shumë anëtarë të Partisë Demokratike janë lodhur me premtimet e pambajtura nga Sali Berisha edhe në këto kushte kanë zgjedhur largimin e tyre nga partia.  “Gjithçka nisi me djegien e mandateve, kauzë boshe e Sali Berishës. Shumë anëtarë të PD po largohen nga Partia Demokratike”, tha ai i ftuar në “Tirana Live”.  Sipas Sulës, Sali Berisha Partinë Demokratike e ka me certifikatë pronësie dhe çdo zë, i cili guxon t’i dalë kundër do përballet me fatin e largimit ose të linçimit publik. “Farsa e Berishës dështoi. Unë...