Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Autoriteti i dosjeve që mbron xhelatin ‘Velo’ duhet të japë dorëheqjen
Nga Besim Ndregjoni Rilindja komuniste, që ka pushtuar pushtetin vendor me votat e manipuluara me pushtet, tani ka filluar të nderojë xhelatët e djeshëm, inkuizitorët që për një fjalë goje internonin gjithë jetën, jo vetëm atë që foli, por edhe familjen e tij. Xhelatët, mbasi i internonin familjet e varfra shqiptare, siguronin privilegje për karrierën e tyre në sundimin diktatorial! Institucionet që u krijuan formalisht nga PS, se po merren me të kaluarën, u blinduan me drejtues të PS dhe me halabakë që vinin nga shtresa antikomuniste dhe i shërbejnë rrogës së tyre dhe aspak të vërtetës! Para pak ditësh doli nga Këshilli Bashkiak i Lushnjes një nderim ndaj një ish-Kryetari të Komitetit Ekzekutiv të Lushnjes në vitet ’80, i cili si Kryetar i Komisionit...