Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 25 tetor 2025…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e...