Shoqata e  Avokatëve Penalistë: KOLAPS, një gjyqtar ka mbi 1500 dosje, në Apel ka 50 mijë dosje stok

Shoqata e Avokatëve Penalistë: KOLAPS, një gjyqtar ka mbi 1500 dosje, në Apel ka 50 mijë dosje stok

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Numri i çështjeve të prapambetura në Gjykata, është kthyer në një pengesë serioze të aksesit për drejtësi.  Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi ka deklaruar se sistemi gjyqësor po përballet me mbingarkesë të paprecedent, duke e cilësuar gjendjen “në kolaps”. Qeleshi u shpreh se shteti të ndërmarrë një verifikim të plotë për të vlerësuar si do zgjidhet situata. "Ka ardhur momenti që shteti të ndërmarrë një verifikim të plotë për të vlerësuar si do zgjidhet situata. Gjyqtarët bëjnë maksimumin, por kanë kapacitete të kufizuara. Asnjë magjistrat sot nuk punon në kushte normale. Një gjyqtar i shkallës së parë ka mbi 1,500 dosje, ndërsa në Apel ka një stok prej 50 mijë dosjesh,” deklaroi ajo për News.24. Gjatë raportimit vjetor të KLP në Kuvend...