“Science Alert”: Truri juaj arrin kulmin e fuqisë mendore midis moshës 55 dhe 60 vjeç

“Science Alert”: Truri juaj arrin kulmin e fuqisë mendore midis moshës 55 dhe 60 vjeç

Një studim i fundit tregoi se mosha më e zgjuar në jetë është 55 deri në 60 vjeç – jo në të 20-at, sipas “Science Alert”. Ndërsa rinia shpesh shihet si kulmi i fuqisë mendore, shkenca sugjeron se mosha më e zgjuar në jetë, në të vërtetë arrin kulmin midis moshës 55 dhe 60 vjeç. Megjithëse aftësitë e papërpunuara njohëse si, kujtesa dhe shpejtësia e përpunimit të informacionit kanë tendencë të arrijnë kulmin më herët, zakonisht në të 20-at ose 30-at e një personi – hulumtimet e reja tregojnë se funksionimi i përgjithshëm psikologjik – vazhdon të përmirësohet edhe në moshë madhore. Një studim gjithëpërfshirës, që analizoi 16 tipare gjatë gjithë jetëgjatësisë – zbuloi se dimensionet kryesore si inteligjenca emocionale, ndërgjegjja dhe rezistenca ndaj paragjykimeve...