Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Deputetët britanikë ngrenë alarmin për gjendjen e lirisë së medias në Serbi
Një grup deputetësh britanikë dhe personalitete të larta publike i kanë dërguar një letër sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ku shprehin “shqetësim të thellë” për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Serbi, duke kërkuar që kjo çështje të ngrihet në nivelin më të lartë gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër. Letra, e nënshkruar nga deputetë të të gjitha partive politike dhe nga përfaqësues të Parlamentit britanik, përfshirë Tom Tugendhat, Fiona O’Brien të Reporterëve pa Kufij dhe baroneshën Helena Kennedy, thekson se liria e shtypit në Serbi “është në një pikë kthese të rrezikshme”. Në dokument, autorët denoncojnë shtypjen e mospajtimit politik, bastisjet policore ndaj organizatave joqeveritare dhe sulmet e koordinuara ndaj mediave të pavarura, në veçanti ndaj rrjetit...