Merr fund arratia spektakolare e një prej personave më të kërkuar në botë, arrestohet bosi i trafikut të drogës! Ekstradohet drejt SHBA

Merr fund arratia spektakolare e një prej personave më të kërkuar në botë, arrestohet bosi i trafikut të drogës! Ekstradohet drejt SHBA

Qeveria kubaneze njoftoi se kishte ekstraduar një shtetas kinez, Zhi Dong Zhang, drejt autoriteteve në Meksikë. Vetëm disa orë më vonë, zyrtarët meksikanë konfirmuan se ai ishte ekstraduar më tej drejt Shteteve të Bashkuara, ku përballet me akuza për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, raporton BBC. Ky zhvillim shënon fundin e një arratisjeje spektakolare disa mujore të një prej personave më të kërkuar në botë Zhi Dong Zhang, i njohur me disa nofka si Vëllai Wang, Pancho dhe HeHe, akuzohet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për organizimin e një rrjeti të gjerë ndërkombëtar të trafikut të fentanilit dhe pastrimit të parave që shtrihej në disa shtete, kryesisht në Kinë, Meksikë dhe SHBA. Sipas prokurorëve amerikanë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës,...