“Vërejtjet në raportin e ODIHR të përsëritura”, Felaj: PD të shqetësohet për rrjedhjen e 250 mijë votave

“Vërejtjet në raportin e ODIHR të përsëritura”, Felaj: PD të shqetësohet për rrjedhjen e 250 mijë votave

“Të përsëritura” i ka cilësuar ish-deputetja socialiste, Ermonela Felaj gjetjet e raportit të ODIHR në lidhje me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj në Shqipëri. E ftuar në Çdokënd me Merita Halkajn, Felaj shtoi se opozita po kërkon te ky raport një varkë shpëtimi për rezultatin zhgënjyes në zgjedhje dhe nuk shqetësohet tek fakti që së bashku me të gjithë aleatët që kishte mbledhur mori 250 mijë vota më pak. “Vërejtjet e thëna në raport janë të përsëritura të them të vërtetën. Unë nuk dua të relativizoj peshën e asnjë vërejtje. Ne që në krye të legjislaturës thamë që do ngrejmë komisionin e reformës zgjedhore, për të adresuar problematikat e hasura më herët. Vërejtjet nuk kanë ndryshim. Vërejtjet janë irrelevante. PD kishte 250 mijë...