Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mjekët në Zelandën e Re heqin dhjetëra magnete nga zorrët e një 13-vjeçari
Një djalë 13-vjeçar nga Zelanda e Re gëlltiti deri në 100 magnete të fuqishëm që i bleu në internet, duke shkaktuar vdekjen e një pjese të zorrëve të tij. Djali vuajti nga dhimbje barku për katër ditë para se të dërgohej në spital në një qytet të Ishullit të Veriut. Atje, mjekët zbuluan se ai kishte gëlltitur rreth 80 deri në 100 magnete neodimi me përmasa 5 me 2 milimetra rreth një javë më parë, raportoi spitali në New Zealand Medical Journal. Rrezet X treguan se magnetet ishin grumbulluar në katër vija të drejta brenda zorrëve të fëmijës. Ato ishin të vendosura në pjesë të ndara të zorrëve dhe ishin ngjitur së bashku nga forcat magnetike. Mjekët thanë se presioni nga magnetët kishte shkaktuar nekrozë...