Zbulohet në Botsvana një diamant unik: gjysmë rozë, gjysmë i tejdukshëm

Zbulohet në Botsvana një diamant unik: gjysmë rozë, gjysmë i tejdukshëm

Një diamant i jashtëzakonshëm, gjysmë rozë dhe gjysmë i tejdukshëm, është zbuluar në minierën Karowe të Botsvanës, duke mahnitur botën e bizhuterive. Guri i çmuar peshon 37.41 karatë (rreth 7.5 gramë) dhe ka një gjatësi prej rreth 2.5 centimetrash, me një ndarje të qartë mes pjesës rozë dhe asaj pa ngjyrë. Ekspertët e përshkruajnë si një nga diamantet më të rrallë dhe më të rëndësishëm të zbuluar ndonjëherë, për shkak të formimit të tij krejtësisht unik. ‘Ky diamant ka potencialin të bëhet një nga më të rëndësishmit në histori,’ deklaroi Oded Mansori, bashkëthemelues i kompanisë belge HB Antwerp, e cila është duke u marrë me përpunimin e tij. Diamanti është formuar rreth tre miliardë vite më parë, nën presione dhe temperatura ekstreme në thellësitë e...