Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Punësimi sezonal, rrugë drejt emigrimit – Gjermania shton kërkesat për punonjës nga rajoni
Punësimi sezonal jashtë vendit po bëhet çdo vit e më i kërkuar nga qytetarët shqiptarë, veçanërisht drejt Gjermanisë. Studentët, por edhe punëtorët e pakualifikuar, po shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen përmes programeve të punësimit afatshkurtër, ndërkohë që kërkesa për fuqi punëtore nga vendet e Bashkimit Evropian është në rritje. Por a po shihet si mundësi për t’u transferuar përfundimisht drejt vendeve emigruese? Hygerta Aruçi, specialiste e të Drejtave të të huajve, shprehet: “Punësimi sezonal ka dy kategori. E para është punësimi sezonal i studentëve të cilët kanë hapësirën tre mujore për të ardhur gjatë periudhës së studimeve në Gjermani, dhe punësimi i dytë është punësimi i shkurtuar, kur një individi i jepet mundësia vetëm për një masë të caktuar kohore, pra që në maksimum mund të...