Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
A duhet të largohet Berisha nga drejtimi i partisë? Ja si përgjigjet Gjekmarkaj
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për situatën politike në vend dhe për të ardhmen e PD-së, duke u ndalur në rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda forcës politike që ai themeloi. Gjekmarkaj vlerësoi kontributin e Berishës në politikën shqiptare, duke theksuar se askush nuk ka luftuar më shumë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe pas një periudhe të vështirë që ai kaloi në arrest shtëpiak. “Askush nuk ka luftuar në mënyrë kaq të paepur si Sali Berisha për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai është futur në zgjedhje pas një viti arresti shtëpiak të padrejtë, pas ndarjes nga partia dhe elektorati. Si askush tjetër, e ka argumentuar çdo ditë gjatë verës me prova...