Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Shqiptari jep SOS në mes të detit, policia e gjen plot me kanabis
Një gomone që vinte nga brigjet shqiptare ka lëshuar sinjalin “SOS” pranë brigjeve greke. Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur skafet e policisë së Korfuzit dhe Igumenicës. Kërkim ndihme ka ardhur edhe në policinë kufitare të Sarandës. Policia greke ka gjetur në vendngjarje një gomone gjysmë të fundosur dhe brenda saj drejtuesin, shtetas shqiptar. Ai është transportuar drejt Portit të Igumenicës e më pas drejt Spitalit të Filatit për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i gomones është 50-vjeçari nga Saranda, Edmond Musa, person i skeduar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Duke pasur dyshime, policia është rikthyer edhe njëherë në vendngjarje. Për shkak të rrymave detare,...