Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Policia e Fierit arreston dy drejtues mjetesh dhe procedon disa shtetas për vepra të ndryshme penale
Fier – Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit një sërë veprimesh hetimore e operacionale, duke arrestuar dy drejtues automjetesh të përfshirë në aksidente rrugore dhe duke proceduar disa shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 62 vjeç, banues në fshatin Babunjë, pasi në fshatin Mërtish, automjeti që ai drejtonte u përplas me një tjetër automjet të drejtuar nga shtetasi Ll. A., 21 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Po ashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi në...