Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Tender i manipuluar dhe dokumente të falsifikuara” — Tabaku akuzon Ramën për aferën e aeroportit të Vlorës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rikthyer në vëmendje çështjen e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke publikuar një video nga interpelanca e zhvilluar në Kuvend tre vite më parë. Në postimin e saj, Tabaku e cilëson këtë projekt si një nga aferat më të mëdha të qeverisë Rama, duke akuzuar se tenderi është manipuluar për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar. “Tenderi u ndryshua vetëm 4 ditë para afatit për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar. Konkurrentët u përjashtuan, dokumentet u falsifikuan dhe garancia e shtetit u kthye në mburojë për klientët e pushtetit”, shkruan Tabaku. Ajo shton se, edhe pse gjykata ka urdhëruar publikimin e kontratës, qeveria vijon ta mbajë të fshehtë. “Pse fshihen faktet nëse gjithçka është e ligjshme?”, pyet deputetja.