Akuzat për shit-blerje të votave në zgjedhje/ Alimehmeti: Dihet kush e ka thesin me para

Akuzat për shit-blerje të votave në zgjedhje/ Alimehmeti: Dihet kush e ka thesin me para

Përfundimet e OSBE/ODIHR-it ka sjellë tone të ndryshme nga kampet politike. Nga opozita ka mbështetje të këtij raporti, duke thënë se përfundimet e OSBE/ODIHR-it tregojnë “farsë elektorale”, ndërsa nga mazhoranca nuk ka asnjë reagim. Lidhur me analizën e këtij raporti, ishte i ftuar në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti. Fillimisht Alimehmeti u ndal tek pika e cilësuar në këtë raport, ku thuhet se “partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe ndikimi institucional, duke e bërë të paqartë ndarjen midis shtetit dhe partisë”. Për këtë, demokrati u shpreh se raporti tregon që partia dhe shteti nuk kanë “kufij të qartë”. “Kur ata thonë se gara është e...