Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil, çfarë roli pati pronari i tij italian?
Një ngjarje tragjike e ndodhur në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur, ndërsa familja e viktimës shqiptare kërkon ende drejtësi. 28-vjeçari Alban Gropçaj, i cili kishte shkuar në Brazil për disa ditë pushime me pronarin e tij italian, u ekzekutua me armë zjarri në një rrugë të Fortalezas, qytet bregdetar me mbi 2 milionë banorë. Sipas familjarëve, Albani ishte një djalë i qetë dhe punëtor, pa asnjë përfshirje në çështje kriminale. Vëllai i tij, Iliri, shprehet se vrasja i ka ndryshuar jetën të gjithëve. “28 vjeç të vritet pa bërë asgjë? Pas 6 vitesh ende presim drejtësi, sepse Brazili po e zvarrit shumë çështjen”.Hetimet e para në Brazil çuan në arrestimin e pronarit italian, Guido Bertola, i cili ndodhej me...