Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“SPAK duhet të veprojë pa frikë”, Tabaku risjell aferën e Ballukut me aeroportin e Vlorës: Qeveria fsheh kontratën..
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar sot në rrjetet sociale një video nga interpelanca e zhvilluar tre vite më parë në Kuvend për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, duke risjellë në vëmendje një nga aferat më të mëdha të qeverisë Rama. Në postimin e saj, Tabaku e quan këtë projekt “një koncesion që fluturon mbi ligjin”, duke theksuar se procesi i tenderimit dhe kontrata janë shoqëruar me manipulime, shkelje të hapura dhe mungesë totale transparence. “Tenderi u ndryshua vetëm 4 ditë para afatit për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar. Konkurrentët u përjashtuan, dokumentet u falsifikuan dhe garancia e shtetit u kthye në mburojë për klientët e pushtetit”, – shkruan Tabaku. Ajo shton se, pavarësisht se gjykata ka urdhëruar publikimin e kontratës, qeveria...