Vuçiç: Serbia në BE para vitit 2030

Vuçiç: Serbia në BE para vitit 2030

Bota E Premte, 24 Tetor 2025 20:22 Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se ka shanse që vendi i tij të bëhet anëtare e BE para vitit 2030, ndërsa përmend çështjen e Kosovës si pengesën kryesore. ”Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës”,-theksoi ai në një intervistë për radio televizionin publik serb. Vuçiç u shpreh optimist për pozicionin e serbëve në veriun e Kosovës, në 5 ose 10 vitet e ardhshme pas zgjedhjeve lokale. Ai shtoi se kishte përgëzuar listën serbe për rezultatin e pamundur, ku të gjithë të huajt kishin punuar kundër tyre veçanërisht ata në perëndim.