Vllaznia mposht edhe Tiranën, Elbasani del nga kriza me fitore ndaj Bylisit

Vllaznia mposht edhe Tiranën, Elbasani del nga kriza me fitore ndaj Bylisit

Vllaznia vazhdon marshimin e sigurt në krye të Superiores, pasi mposhti Tiranën me rezultatin 3-1 në “klasiken” e futbollit shqiptar. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me golin e Tabekut, pas një goditjeje të devijuar, por reagimi i shkodranëve ishte i menjëhershëm. Brenda vetëm pesë minutash, Jago dhe Balaj përmbysën gjithçka duke e kthyer ndeshjen në favor të kuqebluve. Edhe pse mbetën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Kuros, shkodranët administruan mirë lojën dhe në fund, Kastrati vulosi fitoren nga pika e bardhë pas një gabimi të Valerianos. Ky ishte suksesi i katërt radhazi për Vllazninë që ruan vendin e parë në renditje, shkruan A2 CNN. Në “Elbasan Arena”, Elbasani arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Bylisit, duke lënë pas krizën...