Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit/ Mërtiri: Nuk kishte asgjë të re
5 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ODIHR publikoi ditën e djeshme raportin përfundimtar për procesin e 11 Majit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderatore Melisa Mehmetaj, analisti Ergys Mërtiri tha se raporti nuk kishte asgjë të re. Sipas analistit në raport është përmendur edhe shitblerja e votës. Pjesë nga intervista: ODIHR publikoi dje raportin për zgjedhjet, të cilit opozita e mazhoranca i bëjnë lexime të ndryshme. Ju si i shihni gjetjet e misionit dhe faktin që në rekomandime nuk flitet fare për shitblerjen e votës? Mërtiri: Sigurisht, pikë së pari, raporti i ODIHR nuk kishte ndonjë gjë të re. Pak a shumë është i njëjtë, siç ka qenë gjithmonë. Sigurisht, zgjedhjet të veçanta kanë probleme të veçanta, të cilat evidentohen...