Flori Paluçi
DURRËS-33-vjeçari Flori Paluçi, ishtë një nga dy viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Manzë të Durrësit më 22 tetor. Paluçi vrau me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur. Por mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja rreth 33-vjeçarit, i cili rezulton se ishte shpallur në kërkim nga Italia për tentativë vrasje të dyfishtë.
Në artikull thuhet se i arratisuri Flori Paluçi u vra në një shkëmbim zjarri në qytetin e tij të lindjes. Paluçi më 19 qershorit, pranë një bari publik dhe një parkingu, kishte qëlluar disa herë me armë zjarri drejt dy italianëve, përkatësisht 28 dhe 33 vjeç, të cilët jetonin në Umbertide dhe Città di Castello.
Gjykata e Perugias urdhëroi ndalimin e 33-vjeçarit por kishte arritur të largohej nga vendi përpara se forcat e rendit ta kapnin. Hetimet e agjentëve të Interpolit kanë rindërtuar skenën e fundit dhe fatale të arratisjes së tij, ku thuhet se i kërkuari u përfshi në një grindje të dhunshme në Manez, një fshat në bashkinë e Durrësit, në Shqipëri.
Çfarë ndodhi në Durrës
Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulën në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit. Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të rinjve se nuk mund tu shërbente kafe, pasi ekspresi ishte i fikur. Përgjigjia e tij ‘ndezi’ sherrin mes të rinjëve, ku fillimisht filloi me ofendime dhe sharje. Në debat ndërhyri dhe Flori Paluçi, i cili i doli në mbrojtje kamarierit, duke thënë se nuk mund ta fyenin pasi kamerieri ishte ulur në tavolinë me të. Debati ka agravuar në përdorimin e armës, ku i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.
Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga 4 persona, Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani, ndërkohë që në kërkim mbetet autorit i vrasjes së Flori Paluçit, Daniel Pepa. Personat e arrestuar akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi. /ZËRI
