Rutte: Putinit po i mbarojnë paratë, trupat ushtarak dhe idetë

Rutte: Putinit po i mbarojnë paratë, trupat ushtarak dhe idetë

Bota E Premte, 24 Tetor 2025 19:33 ”Presidentit rus Vladimir Putin po i mbarojnë paratë, trupat dhe idetë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në një konferencë për shtyp në Londër pas takimit të Koalicionit të të Vullnetshmëve. Duke theksuar se Rusia po bën fitime margjinale” në Ukrainë, Rutte theksoi se “mijëra rusë po vdesin për shkak të agresionit të Putinit. “Presidenti Trump e tha shumë mirë. Ata duhet të ndalen aty ku janë tani”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.