Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
‘Ore hiqe uniformën dhe hajde dalim!’ Përplasje në Berat mes shoferit dhe policit rrugor (VIDEO)
Një incident i rëndë është regjistruar sot në qytetin e Beratit, ku një kontroll rutinë i policisë rrugore është kthyer në një përplasje të dhunshme mes një të riu dhe një efektivi policie. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve që ndodheshin në vendngjarje. Sipas pamjeve të publikuara nga JOQ Albania, shoferi i një automjeti tip “Benz” ka dalë nga makina dhe ka nisur të debatojë ashpër me efektivin. Përplasja verbale është përshkallëzuar shpejt në dhunë, pasi polici shtyu derën e makinës dhe i riu reagoi me tone kërcënuese, duke e goditur dhe sfiduar me fjalët: “Mbaje t’i bijmë, mbaje fort. Ore hiqe uniformën, hajde dalim.” Qytetarët që ndodheshin aty, përfshirë edhe drejtues automjetesh që po kalonin në atë...