Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Flet mes lotësh kushëriri i Mirel Çokajt, dyshon se ai u vra nga ortaku për parcelën e drogës
Kushëriri i Mirel Çokajt, Rifat Çokaj ka deklaruar se ai dyshon se i afërmi i tij është vrarë nga ortaku i parcelës me bimë narkotike kanabis, në Malësinë e Madhe. Duke folur ekskluzivisht për emisionin” Në Kohë Reale”, në RTSH1 ai tregon detaje lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit, Mirel Çokaj, ngjarje e ndodhur më 18 shtator të këtij viti. Deklarata e kushëririt, Rifat Çokaj “Nuk e kam ditur se çfarë pune bënte. Ka qenë i martuar me një polake në Itali, u nda dhe është kthyer në Shqipëri për të jetuar këtu. Ka dhe një fëmijë, i cili jeton në Poloni.Sipas deklaratës së Policisë, ai është rrëzuar nga bjeshkët e Kelmendit pasi kishte dalë për gjueti. Por në fakt, ai nuk ka qenë as për...