Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
BE akuzon Metën për dështim në kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet
Bashkimi Evropian ka akuzuar kompaninë Meta , se ka dështuar të zbatojë siç duhet rregullat e Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA), duke mos siguruar mekanizma të thjeshtë dhe efektivë për përdoruesit që të raportojnë përmbajtje të paligjshme në platformat e saj. Komisioni Evropian tha se këto përmbajtje përfshijnë materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve dhe terrorizmin, dhe se mungesa e transparencës përbën shkelje të rëndë të detyrimeve ligjore të BE-së. Hetimi i Brukselit mund të çojë në një gjobë të madhe për Metën, që mund të arrijë deri në 6% të të ardhurave të saj vjetore globale, sipas parashikimeve të DSA-së, ligji që synon të forcojë kontrollin dhe përgjegjësinë e platformave të mëdha online për përmbajtjen që ato shpërndajnë. Deri më tani, BE-ja...