Nga PD, nënkryetare e bashkisë socialiste / Nikollo tregon konfliktin me Ina Zhupën: Si më përjashtuan nga partia

Nga PD, nënkryetare e bashkisë socialiste / Nikollo tregon konfliktin me Ina Zhupën: Si më përjashtuan nga partia

Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, ka treguar pse pranoi propozimin për të marrë detyrën e nënkryetares së Bashkisë Sarandë. Në një deklaratë publike, Nikollo u shpreh se rrugëtimi i saj politik ka qenë i lidhur me Partinë Demokratike për rreth 15 vite, duke theksuar rëndësinë e opozitës si pjesë e funksionimit demokratik. Ajo tregon se pas kandidimit në primare për kandidate për deputete, nisën konfliktet me deputeten Ina Zhupa, e cila sipas Nikollos, përdori funksionin e saj për të ndikuar tek anëtarësia, madje edhe për të manipuluar procesin e votimit. “Të gjithë ju që keni qenë bashkudhëtaret e mi, i dini mirë këto problematikat dhe përplasjet e brendshme që lindën në degën tonë. Përplasjet që u bënë për primaret për deputet për...