Fier/ Një kabinë elektrike përfshihet nga flakët, alarmohen banorët e zonës

Fier/ Një kabinë elektrike përfshihet nga flakët, alarmohen banorët e zonës

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati pesëkatësh në lagjen “Liri Gero” të qytetit të Fierit. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, zjarri është neutralizuar në kohë, duke shmangur përhapjen e tij në ndërtesë dhe dëme të tjera më të mëdha materiale. Dyshimet e para paraprake flasin për një mbingarkesë në rrjetin elektrik si shkak të mundshëm të zjarrit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.