Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“PD në krizë”, ish-deputeti Sula reagon ashpër: Largimi i Berishës është shpëtimi për PD
Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në një studio televizive u shpreh se “hemorragjia” brenda Partisë Demokratike ka nisur në vitin 2019, kohë kjo që përkon me djegien e mandateve të deputetit nga opozita. Sipas tij, ajo strategji rezultoi një kauzë boshe e Sali Berishës që çoi në rrudhjen e strukturave të partisë. Ai theksoi se shumë anëtarë të Partisë Demokratike janë lodhur me premtimet e pambajtura nga Sali Berisha edhe në këto kushte kanë zgjedhur largimin e tyre nga partia. “Gjithçka nisi me djegien e mandateve, kauzë boshe e Sali Berishës. Shumë anëtarë të PD po largohen nga Partia Demokratike”, tha ai. Sipas Sulës, Sali Berisha Partinë Demokratike e ka me certifikatë pronësie dhe çdo zë, i cili guxon t’i dalë kundër do përballet...